Gjigandi kinez i telefonave, Huawei zyrtarisht ka prezantuar disa pajisje të reja duke përfshirë smartphone, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme tregtare me SHBA.
Ndër lëshimet kryesore nga kompania është një seri e re prej katër telefonave inteligjentë Mate 30, përfshirë Mate 30 dhe Mate 30 Pro, Mate 30 5G me një çmim më të lartë, si dhe një edhe më të shtrenjtë, Porsche Design Mate 30 RS.
Asnjë prej modeleve nuk ka ende një datë lëshimi por me siguri nuk do të shitet në SHBA për shkak të tensioneve tregtare me Kinën. Gjithashtu asnjë prej pajisjeve nuk do të shfaqë softuerin Google. Mate 30 do të fillojë me 880 dollarë, Mate 30 Pro i do të kushtojë rreth1,200 dollarë ndërsa një model 5G do të kushtojë 1.300 dollarë.
Modeli 5G, siç mund ta keni menduar, është i aftë të mbështesë rrjetet e qelizave të gjeneratës së ardhshme, por ndryshe është identik me Pro. Një ultra-premium Porsche Design Mate 30 RS është gjithashtu në dispozicion duke filluar nga 2300 dollarë. Me atë çmim, blerësit do të marrin një telefon prej lëkure origjinale në pjesën e pasme të pajisjes, 12 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ruajtje.
Të dy Mate 30 dhe Mate 30 Pro vijnë të pajisura me grupin e kamerës së kompanisë 'Halo Ring', një modul kamerash në pjesën e prapme të telefonit që është vendosur në një dizajn të rrethit. Kjo pamje e tërë ekranit gjithashtu kërkonte futjen e një rrëshqitësi volumi me ndjeshmëri prekjeje në anën e Pro në vend të një butoni fizik.
Huawei është duke përdorur versionin e tij të zhveshur të Android, kodi themelor i të cilit sigurohet falas nga Google. Në vend të shërbimeve të plota të Google, telefonat do të përmbajnë Shërbime Mobile Huawei, për të cilat kompania pretendon se kanë integruar tashmë 45,000 aplikacione.